Durrës, digjet një makinë e parkuar

27/09/2014 00:00

Në orët e vona të ditës së premte një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.

Mësohet se makina e përfshirë nga flakët është tip ‘Porsche Cayenne’ me targa AA 996 C. Automjeti ishte i parkuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjet.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel