SHBA, 10% e njerëzve konsumojnë marijuanë para pune

27/09/2014 00:00

Një studim i Departamentit të Shëndetësisë në SHBA tregon se 10% e njerezve atje shkojnë në punë pasi kanë konsumuar marijuanë.

Ky hulumtim gjithashtu shfaq se  50% e të punësuarve  e kanë ushtruar detyrën në gjendje të alkoolizuar.

Ndërkohë në shumë vende të botës, njerëzit po protestojnë për legalizimin e marijuanës, vetëm në Amerikë 100 milionë e njerëzve janë konsumator të rregullt të saj. Por lënda narkotike e marijuanës mund të konsumohet edhe në formën e një keku , çka studimi tregon se amerikanët e kanë kthyer atë në një vakt të preferuar mëngjesi.

Duke marrë parasysh se Shtetet e Bashkuara nuk u bëjnë asnjë test paraprak të drogës punonjësve të tyre,kjo nuk do të thotë se ky fenomen mund të vazhdojë pa u vënë re.

Megjithatë në disa raste flagrante në Uashington, njerëzit i janë shfajësuar shefave të tyre me pretekstin se e kishin konsumuar marijuanën për qëllime mjekësore, pasi ajo njihet edhe si një bimë qetësuese dhimbjesh.

Top Channel