Shtyhet vendimi për Hosni Mubarak

27/09/2014 00:00

Një gjykatë egjiptiane në Kajro shtyu sërish vendimin për ish-presidentin e vendit, Hosni Mubarak, i akuzuar për korrupsion dhe vrasje të protestuesve gjatë trazirave të 2011-ës.

Ish-presidenti 86-vjeçar doli para gjykatës së bashku me djemtë e tij dhe një ish-ministër. Në 2012 ai u gjet fajtor për akuzat e ngritura dhe u dënua me vdekje. Por dënimi u anulua për shkak të parregullësive proceduriale të gjetura gjatë zhvillimit të procesit.

Rigjykimi nisi në prill të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe vendimi është shtyrë disa herë.

Mubarak drejtoi Egjiptin për thuajse 3 dekada, para se të rrëzohej nga protestat popullore të 2011-ës që përfshinë një pjesë të madhe të vendeve të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, lëvizje që u cilësuan si “Pranvera arabe”.

Këto protesta rrëzuan pushtetet në Libi, Tunizi, Algjeri dhe Egjipt, por dështuan në Bahrein dhe pasuan një spirale dhunë dhe luftimesh të ashpra në Siri që ndihmoi edhe në ngritjen e ISIS, i shndërruar sot në problemin numër një të ndërkombëtarëve.

Top Channel