Chris “përforcon” miqësinë me Rihanna-n

27/09/2014 00:00

Chris Brown së fundmi këmbënguli se ai dhe Rihanna janë thjesht miq dhe këtë të premte e përforcoi me postimin e fotos së Karrueche Tran në profilin e tij.

Në foto modelja 26-vjeçarja, me të cilën këngëtari ka një marrëdhënie të komplikuar, shfaqet e ulur në një karrike me në sfond pamjet e dallgëve të oqeanit.

Chris dhe Karreuche janë rikthyer së bashku pas ndarjeve të panumërta që karakterizuan marrëdhënien e tyre gjatë muajve të verës.

Lidhja e re nuk e ka penguar këngëtarin që të rivendosë kontaktet me Rihanna-n, pas sulmit ndaj saj në 2009, akt për të cilin edhe vuajti dënimin. Megjithatë, duket se ky incident është futur tek pjesa “të shkuara të harruara” dhe Chris thotë se ai dhe Rihanna janë miq të mirë, por pa përjashtuar ringjalljen e romancës së tyre në të ardhmen. 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel