Ja si ka qenë Justin Bieber fëmijë

27/09/2014 00:00

Justin Bieber nuk ka lindur adoleshent dhe nuk ka qenë gjithmonë këngëtari me reputacionin e të praptit, dhe ndoshta të bërë të famshëm më shumë prej urrejtjes se sa dashurisë për muzikën e tij.

Edhe ai e ka patur fëmijërinë e tij dhe këtë “ua kujtoi” të gjithëve kur në profilin e tij në Instagram postoi një foto të vetes kur ka qenë fëmijë.

Fotoja ku 20-vjeçari kanadez shfaqet duke shtrënguar fort në krahë një arush, tërboi fansat.

Bieber aktualisht nuk është në momentet më të mira të karrierës së tij. Muaj më parë ai njoftoi tërheqjen nga muzika, ndërkohë që nuk ka mundur t’u qendrojë larg as telasheve personale, më i fundit i të cilit ishte zënka në Ibiza me aktorin britanik, Orlando Bloom.

Megjithatë duket se së fundmi këngëtari ka gjetur qetësinë dhe është rikthyer me Selena Gomez, një foto të së cilës me një trëndafil në dorë, e postoi të dielën në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel