Protestojnë punonjësit e fabrikës së këpucëve

27/09/2014 00:00

Punonjësit e një fabrikë këpucësh që ndodhet në zonën prane
ish-poligrafikut në Tiranë kanë protestuar, pasi prej dy muajsh nuk
marrin pagën.

Jane rreth 400 punonjës të cilët janë të detyruar te punojne 7 dite ne jave, dhe me keto te ardhura mbajne familjet e tyre.

“Unë jetoj më qira dhe paguaj cdo muaj 170 mijë lekë. Paga ime këtu është 200 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kam edhe një fëmijë të vogël për të rritur. Si mund të mbijetoj unë, kur nuk më japin pagën?” thotë një punonjëse.

“Ky është muaji i dytë që nuk e kemi marrë rrogën. Me këtë punë mbahemi. Ne jemi katër vetë në shtëpi, punoj vetëm unë dhe paga që marr është mundësia e vetme për t’u ushqyer. Në momentin që nuk marrim pagë do të nisim të marrim ushqime me lista në dyqane”, thotë një punonjës.

Nje pjese e grave tregojne se edhe pse punojne ne kushte shume te veshtira dhe shpesh here te pasiguruar, jane te detyruara te heshtin pasi zgjidhja qe u jepet eshte rruga.

“Kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar shumë gjatë gjithë javës. Kur kërkojmë të drejtat tona, na tregojnë rrugën. Fëmijët duan të ushqehen, ne duam të ushqehemi, por çantën e kemi bosh”, thotë një tjetër punonjëse.

E kontaktuar ne telefon pronarja e kesaj fabrike kepucesh, tha se ka nje vonese vetem prej 5 ditesh ne dhenien e pagave dhe se te gjithe punonjesit e saj jane te siguaruar, cka vertetohet edhe permes dokumentacioneve. Sipas drejueses se kesaj fabrike, pagat do te hidhen ne llogarite e punonjesve diten e hene.

Top Channel