Bushati takon zyrtarët e OSBE-së

27/09/2014 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati denoncoi trajtimin e shqiptarëve në
rajon, ne takimin  me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto
Zannier.

Takimi mes tyre u zhvillua ne Neë York, ku shefi i diplomacise shqiptare kerkoi vemendjen e Organizates per Siguri dhe Bashkimin ne trajtimin e bashkombasve tane ne vendet ballkanike. Perveç ndikimit te OSBE ne permiresimin e te drejtave te tyre ne vendet ku ata jetojne, ministri Bushati kerkoi nga sekretari i pergjithshem i OSBE edhe afrim me te madh te saj me Kosoven dhe prezence me te madhe te kesaj organizate ne shtetin e ri shqiptar.

Sekretari i Pergjithshem i OSBE nga ana e tij kerkoi nga vendet e rajonit te ballkanit, te bashkepunojne ne fushen e sigurise dhe ne luften ndaj terrorizmit nderkombetar. Siguria europiane ishte edhe fokusi i takimit te ministrave te Jashtem, nen drejtimin e Zvicres qe mban edhe kryesminin e rradhes se OSBE.

Top Channel