Doganat, aksion kundër kontrabandës
27/09/2014 00:00
Inspektorët e drejtorive doganore në mbarë vendin kanë ndërmarrë këtë të shtunë një operacion në shkallë të gjerë për ndalimin e mallrave kontrabandë.
Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp, sipas të cilës në doganën e pikës kufitare të Kapshticës janë sekuestruar 460 pjesë këmbimi makinash.
Po ashtu, në doganën e pikës kufitare të Kakavijës janë gjetur dhe bllokuar 430 artikuj kozmetike të cilët nuk ishin deklaruar nga kompania porositëse.
Ndërsa në doganën e tiranës, inspektorët kanë sekuestruar veshmbathje dhe mallra të tjera që po tentohej të futeshin kontrabandë.
Top Channel