Rama: Ne nuk e përbaltim kundërshtarin

27/09/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me Kuvendin Kombëtar të mbajtur këtë të shtunë nga Partia Demokratike.

Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij, shefi i qeverisë ka zgjedhur të vërë në dukje se, ndryshe nga parardhësi i tij nuk ka ndërmend të përbaltë eventet e opozitës.

“Kur ne bënim kongres në opozitë, qeveria na gjuante me baltë. Sot, kur PD-ja bën kongres, qeveria sheh punët e saj. Ky është një shembull i ndryshimit real”, është shprehur Rama në rrjetin social.

Top Channel