Berisha: Të ngrihemi në protesta

27/09/2014 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në Kongresin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ftuar përkrahësit e opozitës që të ngrihen në protesta kundër pushtetit aktual.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha deklaroi se pushteti aktual qeverisës është një pushtet mafioz, ndaj dhe sipas tij opozita duhet të luftojë deri në fitore.

“Qeveria Rama-Meta bazohet në trekëndëshin e kalbësirës: skandale-mashtrim-dështim. Çdo ditë e saj në pushtet është ditë dënimi për qytetarët shqiptarë.

Opozitë do të thotë guxim dhe protestë. Ata duhet të kenë frikë nga ne, të hidhemi në sulm për të mbrojtur të drejtat tona. Nëse nuk do të qëndrojmë fuqishëm, askush nuk do të na respektojë ne.

Pushteti i sotëm qëndron në duart e mafias. Sot dal para jush me bindjen më të thellë, se edhe dy jetë po të kisha, me punë ditë dhe natë, nuk do të arrija t’ju shpërbleja për atë që ju keni bërë për mua.

Ndaj do vazhdoj me vendosmërinë më të madhe deri në fitore. Fitorja është e guximtarëve dhe opozitarët të tillë janë”, deklaroi Berisha.

Top Channel