Zgjidhet kreu i ri i Unionit të Gjyqtarëve

26/09/2014 00:00

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë në mbledhjen e së shtunës, që ka përfunduar në orët e vona të pasdites, ka zgjedhur kryetarin e ri të tij.

Sipas informacioneve të fundit, kryetari i ri është zgjedhur Gerd Hoxha, i cili zëvendëson në këtë detyrë të larguarin Ervin Metalla.

Në fjalën e tij, Hoxha ka premtuar se do t’i japë këtij unioni një dimension të ri, sidomos sa i takon marrëdhënieve të tij me qytetarin.

“Unioni mbetet streha e profesionistëve që dënon çdo shkelje që bëjnë gjyqtarët në dhënien e drejtësisë. Nga sot ky union do të jetë më pranë dhe më i hapur ndaj qytetarëve”, ka thënë Hoxha.

Në mbledhjen e së shtunës anëtarët kanë zgjedhur edhe strukturat drejtuese të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Top Channel