Bundesliga, Shalke fiton derbin me Dortmundin

28/09/2014 00:00

Bajerni i Mynihut siguroi suksesin e parë jashtë fushe në Bumdesligën gjermane. Në Këln, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi ndaj skuadrës vendase me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikë që i japin vendin e parë në renditjen e përgjithshme.

Mario Gëtze ishte ai që i dha avantazhin bavarezëve në minutën e 19 të ndeshjes. Kampionët e Gjermanisë e kërkuan golin e dytë dhe arritën ta gjejnë në të 66-n minutë, kur mbrojtësi i Këlnit Halfar, në tentativë për të larguar një top në zonë, e dërgoi atë në portën e tij duke i dhënë mundësi Bajernit të jetë i qetë deri në fundin e takimit.

Shalke 04 i hap probleme të tjera Borusias së Dortmundit. Skuadra e Jens Kelerit është fituese e derbit të Ruhrit pasi arriti të thyejë verdhezinjtë me rezultatin 2-1.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë të takimit. Në minutën e 10, Matip i dha avantazhin Shalkes, ndërkohë që në të 23, Moting dyfishoi rezultatin.

Borusia u kundërpërgjigj me Obamejang duke shkurtuar diferencën e golave në 2-1.

Top Channel