George Clooney martohet dy ditë para programit

28/09/2014 00:00

George Clooney është martuar me Amal Alamuddinin mbrëmjen e së shtunës në fshehtësi të plotë. Aktori 53-vjeçar dhe avokatja 36-vjeçare pritej të martoheshin ditën e hënë, por e kanë bërë celebrimin atëherë kur askush nuk e priste.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i aktorit hollivudian, Stan Rosenfield.

Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin ndodhen në Venecia që nga dita e premte ku po festojnë së bashku me familjarët e miqtë e tyre.

Programi fillestar i dasmës parashikonte shkëmbimin e unazave ditën e hënë në Pallatin Cavalli-Franchetti, selia e Bashkisë së Venecias, aty ku celebrohen zakonisht martesat civile, por duket se Clooney e ka pasur me nxitim martesën.

Top Channel