Meta: Më shumë mbështetje bujqësisë

28/09/2014 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me fermerë të Komunës së Mollasit, në Elbasan, të cilëve u shprehu gatishmërinë e qeverisë për të mbështetur me investime të rëndësishme këtë sektor.

“Prioritet duhet të mbetet mbështetja e të gjithë skemave investuese në bujqësi, të cilat rrisin jo vetëm kapacitetet prodhuese, por edhe ato grumbulluese apo magazinuese, në mënyrë që prodhimet të jenë të sigurta në çdo kohë për t’u tregtuar me sukses dhe, absolutisht, rritja e sipërfaqes së serave është shumë e rëndësishme, pasi bujqësia ka rrisqet e saj. Ju e dini shumë mirë këtë çështje, por investimi nëpër sera me plastmas, të cilat nuk kanë ndonjë kosto të madhe, mund të jenë me interes”, tha kryeparlamentari Ilir Meta.

Në të njëjtën vijë ishte edhe ministri Haxhinasto, i cili tha se bujqësia është një sektor, që do të sjellë një zhvillim më të madh dhe më të qëndrueshëm për vendin.

Top Channel