Ndërprerja e energjisë për debitorët

28/09/2014 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon aksionin për ndërprerjen e energjisë për debitorët familjarë dhe privatë në Tiranë, si dhe për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme, të cilat i janë referuar Prokurorisë.

“Vetëm gjatë kësaj jave, në të gjithë rajonin e Tiranës, në vijim të detyrave të lëna nga Task-Forca e Energjisë, janë kontrolluar dhe u është ndërprerë energjia 1000 subjekteve private dhe 5000 abonentëve familjarë. Po ashtu janë shkëputur lidhjet e paligjshme për 30 individë, për të cilët është bërë kallëzimi penal përkatës në Prokurori”, tha Elton Kristo, drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë, OSHEE.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se aksioni do të intensifikohet me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, për ndëshkimin e çdo abuzuesi dhe debitori të energjisë.

Top Channel