LSI: Tropoja, viktimë e keqqeverisjes

28/09/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, theksoi në një takim me banorët në Bajram Curri, se mirëqenia e qytetarëve është themeli mbi të cilën mbështetet kjo forcë politike.

Sipas tij, kjo zonë po vuan sot pasojat e keqqeverisjes më se 20-vjeçare, që e ka lënë plotësisht në harresë. Ndaj, tha zoti Rama, LSI do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve, për të mos lejuar që, ajo që ka ndodhur, të ripërsëritet.

“Sfidat tona janë ato që kanë të bëjnë me interesin e atdheut, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies së qytetarëve, që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës së tyre dhe të cilësisë së shërbimit ndaj tyre. LSI është e vendosur t’i shkojë sfidës së saj të integrimit europian të Shqipërisë deri në fund me sukses, për të bërë të mundur që të gjithë ne Europën ta gjejmë këtu ku jetojmë”, u shpreh Luan Rama.

Top Channel