Rusia akuzon Perëndimin

28/09/2014 00:00

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s, se po përdorin forcën e tyre për të përkeqësuar situatën ndërkombëtare.

Në një fjalim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Lavrov u shpreh se Shtëpia e Bardhë ka përqëndruar pushtetin në duart e saj, për interesa personale.

Sergei Lavrov, me qëndrimin e tij të ashpër ndaj Perëndimit, duket se e thelloi konfliktin mes Rusisë dhe bllokut euroantlantik.

Top Channel