Interi turpërohet nga Cagliari

28/09/2014 00:00

Interi turpërohet në shtëpi nga Cagliari, i cili e ka mundur me rezultatin 1-4. Tingëllon e çuditshme, por pasditja e së dielës zikaltërve iu shndërrua në një makth.

Golit të Sau-t, në minutën e 10-të i përgjigjet Osvaldo shumë shpejt. Megjithatë dalja e Nagatomo-s me kartonin e kuq në minutën e 27-të, i hap rrugën tripletës së Ekdal, i cili shënon gjithçka brenda pjesës së parë duke çuar shifrat në 1-4.

Kjo ishte dhe fitorja e parë sezonale për Cagliari-n e Zeman-it, që ngre nga ana tjetër shumë pikëpyetje për situatën e Interit.

Edhe skuadra tjetër e Milanos, ka treguar limitet e saj në transfertën ndaj Cesena-s, ku nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1.

Skuadrës së Inzaghi-t i është dashur të rikuperojë golin që Abiatti ja dhuroi kundërshtarëve, gjithsesi, pas barazimit të Rami, deri në fundin e takimit kuqezinjtë nuk mundën të bënin më asgjë për të ndryshuar shifrat.

Ndërkohë Napoli është rikthyer te fitorja. Pas dy humbjeve radhazi me Chievo-n dhe Udinese-n dhe barazimit me Palermon, skuadra e Benitez fiton me Sassuolon me rezultatin 1-0, falë golit të Jose Maria Callejon.

Top Channel