SHBA, 15 të plagosur në një lokal nate

28/09/2014 00:00

Pesëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të së dielës në një klub nate në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e policisë në Maiami ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 me atë lokale, ndërsa mosha e të plagosurve varion nga 11 deri në 25 vjeç.

“Ende nuk jemi të sigurt nëse është qëlluar nga një person i vetëm apo nga më shumë se një”, tha zëdhënësja e policisë.

Dëshmitarët i thanë policisë se kanë dëgjuar më shumë se 100 të shtëna armësh. Shërbimet mjekësore të cilat mbërritën në vendngjarje, si pasojë e numrit të madh të të plagosurve, disa i është dhënë ndihma e parë në trotuar. Raportohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa motivet e kësaj ngjarje ende  nuk dihet, autoritetet përkatëse po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel