Mazzarri: Fajin e kam unë

29/09/2014 00:00

Pas disfatës 1-4 ndaj Cagliarit, Walter Mazzarri merr përsipër të gjithë fajin.

“Ka shumë mundësi që të kem gabuar disa zgjedhje përsa i përket formacionit. Skuadra luajti shumë mirë të mërkurën dhe hodha në fushë lojtarë të cilët kishin luajtur 3-4 ndeshje radhazi. Lodhja u pa”, tha trajneri i Interit.

Në lidhje me golat e pësuar menjëherë pas daljes me karton të kuq të Nagatomos, Mazzarri u shpreh: “Një skuadër eksperte pret mbrapa dhe nuk pëson 4 gola kur gjendet në disavantazh numerik. Pret dhe më pas provon të godasë me kundërsulm.”

Nemanja Vidic ka qenë një nga lojtarët që nuk është paraqitur në nivelin që pritej prej tij. Trajneri i zikaltërve shpjegon: “Ka luajtur shumë minuta. Kur luan shumë, humbet kthjelltësinë, por nuk ishte i vetmi me probleme. I marr përsipër të gjitha përgjegjësitë. Ka lojtarë që nuk i mbajnë 3 ndeshje radhazi dhe për këtë arsye u mundëm kaq keq.”

Top Channel