Një djalë 9-vjeçar rumun konsiderohet si “djaloshi më i fortë në botë” pasi i nënshtrohet një regjimi të rreptë stërvitjeje me pesha që e bëjnë të duket si një Herkul i vogël.

Guiliano Stroe dhe vëllai i tij 7-vjeçar Claudiu janë stërvitur me ngritje peshash që para se të nisnin të ecnin dhe kjo falë babait të tyre të fiksuar pas stërvitjes, 35-vjeçarit Iulian Stroe.

Djemtë nga Icoana stërviten rreth 2 orë në ditë përgjatë 7 ditëve të javës. Uiliano ka edhe një kanal të vetin në YouTube ku tregon seancat stërvitore.

“Guiliano e ka kaluar verën me stërvitje. Është një nxënës shumë i mirë dhe i zgjuar. E do shkollën, por preferon më shumë palestrën”, thotë babai i tij.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel