Komisioneri takon Metën: Vendi i opozitës është në Kuvend

29/09/2014 00:00

Një klimë më bashkëpunuese politike përmes gjithëperfshirjes dhe
veprimeve konsensuale do t’i sherbente pershpejtimit te axhendes
europiane te vendit.

Ky eshte qendrimi i njejte i Kryetarit te Kuvendit Ilir Meta dhe komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle te shprehur gjate takimit mes tyre ne Tirane perpara zhvillimit te Dialogut te Nivelit te Larte.

Komisioneri Fyle vuri në dukje se përgjegjësitë e reja të Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidat kërkojnë më tepër pjekuri politike nga të gjitha palët në Parlament dhe një  përshpejtim të axhendës së reformave kyçe.

Kete bindje shprehu edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta qe, bashke me Komisionerin Fyle ndanë bindjen e përbashkët se Parlamenti është vendi i dialogut politik në shërbim të qëndrueshmërisë së procesit të reformave, që nevojiten për integrimin evropian të vendit.

Top Channel