Basha: Rama ka hequr dorë nga integrimi   

29/09/2014 00:00

Në takimin e fundit me Stefan Fylen si Komisioneri Europian për
Zgjerimin, kreu i opozites Lulzim Basha e përshkroi situatën politike në
Shqipëri si jashtëzakonisht të rëndë për shkak të sjelljes
antidemokratike të Qeverisë në raport me opozitën dhe me shtetin ligjor.

Zoti Basha foli per mosfunksionim te demokracise parlamentare ne Shqiperi, ku pese prioritetet per hapjen e negociatave me Bashkimin Europian jane hequr nga axhenda e kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta.

“Nje nga prioritetet eshte kufta kunder krimit, po si mund te luftohet krimi, kur km ka krijuar ne parlament nje strukture te posaçme dhune me kriminele te denuar dhe te dyshuar si akoma aktive ne fushen e krimit te organizuar per t’i mbyllur gojen opozites? Si mund te flitet per nje vend qe avancon drejt standardeve europiane, kur kriteri baze i Kopenhages, zbatimi i ligjit eshte vene ne dyshim nga vete Qeveria, e cila nuk zbaton vendimet e Gjykates Kushtetuese, por i shkel ato, sic shkel Kushtetuten, ligjin, te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve shqiptarë dite per dite?” tha Basha.

Kur u pyet, nese Komisioneri per Zgjerimin i ka kerkuar kthimin e opozites ne parlament, zoti Basha perdori si pergjigje gatishmerine e Partise Demokratike per marrveshje me mazhorancen.

“Nuk ka mendje te shendoshe europianiste te mos kuptoje se kerkesat e opozites jane ne themel te identitetit europian. Çfare kerkojme ne? Ne kerkojme zbatimin e kushtetutes, zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe nje akt-njohje pranimi te pergjegjesise per kriminalizimin e parlamentit dhe hapat per ta dekriminalizuar parlamentin dhe administraten si parakusht per paqen sociale dhe politike ne ven”, tha Basha.

Kreu i opozites e konsideroi Komisionin Europian nje avokat te forte te standardeve demokratike, por kjo mesa duket eshte e pamjaftueshme, nese do te vazhdohet heshtja per situaten ne Shqiperi.

“Kjo eshte nje situate jashtezakonisht e rende. Te mbyllesh syte perpara kesaj situate eshte bashkefajesi ne shtyrjen e Shqiperise drejt destabilizimit politik, drejt krizes politike, drejt asgjesimit të jetes parlamentare”, theksoi Basha.

Top Channel