Itali, shqiptari: Gruaja rrihte fëmijët dhe më tradhtonte

29/09/2014 00:00

Ardian Balliu, shqiptari i cili 4 ditë më parë vrau me thikë
bashkëshorten e tij Valmirën ka dalë para gjykatës ku është shprehur se
gruaja e tradhtonte dhe rrihte fëmijët ndaj e vrau.

“Prej një muajsh raporti ynë nuk funksiononte më. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste edhe me fëmijët. Ndodh dhe që i rrihte. Dyshova se kishte dikë tjetër”, ka thënë Balliu.

Çifti Ardian dhe Valmira Balliu, 44 dhe 30 vjeçe jetonin në Genova të Italisë dhe kishin dy fëmijë të mitur 3 dhe 4 vjeç.

Ngjarja ka qenë e papritur për të afërmit e tyre që kanë pohuar se çifti dukej se bënte një jetë normale dhe kishin marrëdhënie të mira mes tyre.

Balliu e vrau me thikë bashkëshorten e tij natën e 24 shtatorit në dhomën e gjumit, ndërsa në dhomën ngjitur flinin fëmijët e tyre.

Top Channel