Vjedh diamant të çmuar, e shkëmben me një qese marijuanë

29/09/2014 00:00

Një ish-punonjës aeroporti në Arizona të SHBA-së është akuzuar për vjedhjen e një diamanti me vlerë më shumë se 100 mijë euro, të cilin e ka shkëmbyer me një qese marijuanë me vlerë rreth 15 euro.

20-vjeçari Walter Earl Morrison punonte për UPS-në kur ka vjedhur një pako dhe e ka fshehur poshtë bluzës. Ai mendonte se pakoja kishte para’, por në vend të tyre ka gjetur një unazë me diamant.

Në vend që të blinte një makinë luksoze, 20-vjeçari e ka ndërruar unazën me disa gramë marijuanë. Ai është arrestuar për vjedhjen dhe UPS-ja e ka hequr nga puna.

Një zëdhënës i kompanisë UPS ka sqaruar se diamanti është gjetur dhe i është kthyer klientit të cilit i përkiste.

Top Channel