Italia hyn në recesion

29/09/2014 00:00

Kur Matteo Renzi mori frerët e drejtimit të Italisë 7 muaj më parë,
shumë menduan se politikani i ri dhe energjik do t`i shkundte struktura e
ndryshkura të vendit.

Por pritshmerite e medha kane marre si pergjigje pak rezultate.Renzi, per analiste si Marco ëagner i Commerzbank, kerkoi te realizonte nje reforme ne muaj. Megjithate reformat e medha, qe duhet te gjeneronin nje shnderrim rrenjesor te sistemit te vjeter, rezultuan ose  si masa kozmetike ose si truke publicitet. Per shembull taksa për sipërmarrjet duhej të ulej me 10 për qind: “Kjo tingëllon si shumë. Por nëse e sheh me kujdes kemi të bëjmë me 10 për qind të taksës rajonale që është 4 për qind. Si përfundim vetëm 0,4 për qind nga e gjithë pesha fiskale”, thotë Wagner për Deutsche Welle.

Edhe lehtësimi fiskal për ata që fitojnë pak për të është jo shumë i logjikshëm: ishte thjesht një karamele e vogël për elektoratin, Në fund rezultati do të jetë që shteti do të ketë një hapësirë dhe më të vogël veprimi në politikën fiskale, shprehet ai. Italia po vazhdon te bjere gjithmone e me poshte dhe me humbjen e pafrenueshme te aftesise se konkurimit, u radhit e 49-ta ne renditjen e forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë, shume prapa Spanjës dhe Portugalisë.

Kostot e punës për njësi ne kete vend jane rritur 10 vitet e fundit shumë më fort se sa në shtetet e tjera të mëdha të Eurozonës. Gjate muajit gusht, italia rreshqiti ne recesionin e saj te trete qe prej 2008-tes me ekonomine e tkurrur ne masen 0.8% ne tremujorin e fundit te muajit qershor.Ekspertet e komentuan kete zhvillim si treguesin me te fundit te faktit qe Europa ende po lufton t’i largohet trashegimise se krizes financiare globale. Rrudhja e prodhimit te brendshem bruto ia veshtireson vendit perpjekjet per zvogelimin e borxhit te madh publik qe kete vit pritet te mberrije ne 135% te GDP-se çka shton presionin mbi Renzin per te rivitalizuar ekonomine sa me shpejt qe te jete e mundur.

Top Channel