Kallëzohen inspektorët e Tatimeve

29/09/2014 00:00

6 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier janë
kallëzuar pranë Prokurorisë së Rrethit për shpërdorim detyre.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se kallëzimi penal u krye nga kjo drejtori pas një auditimi në lidhje me zbatimin e Legjislacionit tatimor sa u takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së.

Në përfundim të auditimit, sipas Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se gjatë periudhës maj-qershor 2013 është kryer rimbursim i paligjshëm i TVSH-së për disa subjekte, mes të cilave edhe subjekte të Lojërave të Fatit.

Personat e kallëzuar në Prokurori janë ish-Drejtori Rajonal T. Allkushi, ish-Drejtori i kontrollit E.Allkaj, ish-Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimi A.Selimaj, ish-Përgjegjësja e Sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri.

Top Channel