Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka zhvilluar një tjetër aksion në
rrugët e kryeqytetit, për lirimin e hapësirave publike duke prishur
shtesa të bëra nga qytetarët në katet e para të pallateve, të cilat i
kanë shndërruar në lokale apo subjekte të ndryshme tregtare.

Kete radhe aksioni eshte fokusuar ne te gjithe segmentet rrugore ne zonen e lagjes “Ali Demit”.  

Përgjatë të gjithë rrugës, INUK eshte duke ndërhyrë për largimin e rreth 600 objekteve të tjera të kundraligjshme që kishin zaptuar hapësirat publike. Paralelisht Inspektoriati ka prishur objekte edhe ne rrugen ‘Kont Bertoli’ dhe ne zonen prane maternitetit te ri ne Tirane.

INUK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve  per çmontimin dhe largimin e materialeve ne objektet qe kane ndertuara pa leje, me pare se te mberrijne fadromat e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik. INUK paralajmeron se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike ne te gjitha rruget e kryeqytetit.

Top Channel