Kavajë, shembet “Obelisku i Demokracisë”

29/09/2014 00:00

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka shembur paraditen e sotme në Kavajë
monumentin e quajtur ‘Obelisku i Demokracisë’ ose siç njihet rëndom në
debatet mes politikanëve ‘Monumenti i dy gishtave’.

Ky monument i cili ndodhej në qendër të qytetit i ishte kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri të zhvilluar më 25 mars 1990 në Kavajë.

Në zgjedhjet fundit lokale, kur Kavaja për herë të parë në shumë vite votoi majtas dhe veçanërisht një vit më parë, kur të majtët morën në dorë drejtimin e shtetit, nisën debatet nëse duhej shembur apo jo ky monument nisur nga një deklaratë e kryeministrit Rama se ai monument nuk përfaqëson Kavajën por PD ndaj nuk duhet të qëndrojë në qendër të qytetit.

Top Channel