“Xabi, blerja jonë më e rëndësishme”

29/09/2014 00:00

Franz Beckenbauer, President Nderi i Bayern Munchen, ka deklaruar se “Xabi Alonso është blerja më e rëndësishme e vitit” e klubit bavarez.

“Pa diskutim që Xabi është blerja më e rëndësishme e jona. Rekordi që vendosi nuk është aspak surprizë për mua”, tha legjenda e futbollit gjerman për gazetën ‘Bild’ pasi mesfushori spanjoll vendosi rekord me 206 topa të prekur në fitoren e Bajernit ndaj Këlnit ditën e shtunë.

“Ai është një lojtar shumë i zgjuar dhe e dominon mesfushën”, shtoi Franz Beckenbauer.

Top Channel