Shembja e obeliskut, PD: Rama po shkatërron simbolet

29/09/2014 00:00

Partia Demokratike reagoi pas shembjes së ‘Obeliskut të Demokracisë”
duke e cilesuar ngjarjen si nje provokim te dhunshem te kryeministrit
Edi Rama dhe perpjekje e tij e hapur per rilindjen e diktatures. 

Per opoziten, te shembesh simbolin e dy gishtave ne Kavaje, do te thote te shembesh simbolin e sakrifices se shqiptareve per demokraci.

“Me këtë akt, Edi Rama ka ndezur fitilat e një revolte popullore.Duke shembur simbolin e demokracisë, Edi Rama ka minuar përfundimisht stabilitetin politik në vend, pasi e kishte goditur atë në mënyrë tëpërsëritur me shkallmimin e kolonave të demokracisë dhe bashkëjetesës politike.Ne i bëjmë sot me dije Edi Ramës, se ai ka shembur karriken ku është ulur.Nga Kavaja do të vijë fundi i tij politik, fundi i sundimit të tij me bandat famëkeqe në Kavajë e kudo në Shqipëri”, tha deputeti demokrat, Edi Paloka.

Top Channel