Mashtrohet nga sozia e futbollistit

29/09/2014 00:00

Ata janë të superpaguar, gjithnjë në qendër të vëmendjes, të paktën gjatë fundjavave futbollistike dhe magnet femrash gjatë ditëve të tjera të javës.

Duke përfituar nga ky imazh i futbollistëve, një i i ri britanik, që natyra e kishte bekuar me ngjashmërinë thuajse identike të Curtis Davies të skuadrës së Hull City në Premier Ligën angleze, mashtroi për 18 muaj me radhë Josie Cunningham, modelen të bërë e famshme për operacionin e zmadhimit të gjoksit.

24-vjeçarja zbuloi se ishte talluar për 1 vit e gjysmë vetëm pak ditë më parë, kur u paraqit në spital për të lindur vajzën e saj nga lidhje me personin që pretendonte se ishte futbollist.

Ajo thotë se ndjehet e mashtruar dhe turpëruar fizikisht dhe mendërisht.

“Ndjehem fizikisht e mashtruar nga ai. Lejova të kem marrëdhënie me një person që pretendonte se ishte dikush tjetër. E lejova të më prekte dhe të më mbushte kokën me gënjeshtra”, shkruan 24-vjeçarja në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/2
Modelja Josie Cunningham

Top Channel