Parada ‘gay’ në Serbi ka ndikuar që shumë aktivistë nga i tërë rajoni të
marrin pjesë në organizimin e saj. Me mbështetje të shumë përfaqësuesve
ndërkombëtare, parade në Beograd ka qenë test edhe për vendet tjera.

Aktivistët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, kanë marrë pjesë në paradë.

“Shpresoj që së shpejti edhe në Kosovë do të organizohet parada dhe unë kam besim tek qeveria jonë”, thotë Raimonda Sylbije, nga Kosova

Shumë pjesëmarrës ndërkombëtarë edhe në fjalimet e tyre kanë përmendur se ky është një hap i rëndësishëm për tërë rajonin. Dhe se kjo paradë është fillimi i realizimit të të drejtave të njeriut.

Top Channel