“Monster Truck” shtyp turmën

29/09/2014 00:00

Piloti i një makine në garat “Monster Truck” në Holandë humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me turmën duke shkaktuar vdekjen e tre persona, njëri prej të cilëve fëmijë.

Incidenti i rëndë ndodhi në garat e zhvilluara në Haaksbergen në provincën Overijssel. Përveç tre personave që humbën jetën, 18 të tjerë janë plagosur, nga të cilët pesë në gjendje të rëndë, ndërkohë që turma u largua e tronditur nga skena që në të vërtetë duhej të ishte një skenë argëtimi për ta.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një pakujdesi të organizatorëve dhe të pilotit apo për një defekt të mjetit.

Video përmban disa pamje shqetësuese dhe këshillohet për një publik madhor

 

Top Channel