Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle për mbështjetjen e fortë ndaj vendit tonë.

Në një postim në Facebook Kryeministri falenderon Fylen, i cili kishte vizitën e fundit në Shqipëri si Komisioner i BE-së, për kontributin e dhënë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Faleminderit për të gjitha një Komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë, të cilën e gjeti në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e lë si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit. Jo pak në këtë transformim e arritje i takon si meritë Stefan Fyles dhe ekipit të tij në Bruksel e në Tiranë”, shkruan Rama

Top Channel