Alexander Kobrin, pianisti rus me famë botërore

29/09/2014 00:00

Ai është në radhën e parë të muzikantëve më të mirë në botë të brezit të tij. BBC-ja e ka quajtur Aleksander Kobrinin si “Van Klebernin e ditëve të sotme”.

Vetëm 34 vjeç, pianisti rus ka performuar me orkestrat më të famshme në skenat më të mëdha të botës.

Që në moshën 5-vjeçare, ai kreu studimet për piano në shkollën speciale të muzikës “Gnesini” në Moskë. Më pas mbaroi studimet në Konservatorin “Çaikovski” me një nga profesorët më të shquar, Lev Naumov.

Fitues i konkurseve të shumta ndërkombëtare, Kobrin filloi që në moshë të hershme të shtronte rrugën drejt famës. Në vitin 2005 fiton konkursin e famshëm të pianos “Van Klebern”, një çmim që i hapi rrugët për shumë ture e recitale në mbarë botën.

Ai është bërë pjesë e shumë orkestrave të mëdha të botës, si orkestra filarmonike e Nju Jorkut, Tokios, Beogradit, Orkestra Verdi, e shumë e shumë të tjera.

Kobrin është vlerësuar me çmime të shumta speciale për teknikën brilante, muzikalitetin dhe angazhimin emocional me audiencën përmes muzikës.

Përveç performancave dhe tureve të shumta nëpër botë, Kobrin i është përkushtuar dhe mësimdhënies. Aktualisht është pedagog në një universitet shtetëror në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel