Në pranga drejtuesit e mjedisit

30/09/2014 00:00

Dy drejtues të lartë të Inspektoratit të Mjedisit në Durrës, si edhe një eksperte kontabël janë vënë në pranga nga policia e qytetit bregdetar nën akuzat e “korrupsionit pasiv” dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se Drejtori i Inspektoratit të Mjedisit në Durrës, G. Balla dhe vartësi i tij, E. Bejko, nëpërmjet shtetases D. Nikolla, kërkonin një “pagesë mujore” prej një investitori të huaj, në këmbim të lejimit të ushtrimit të qetë të aktivitetit të tij privat, me objekt përpunim dhe eksportim të mbetjeve plastike.

Sipas dosjes së Prokurorisë mësohet se më datë 30.05.2014 në ambiente e kompanisë ka shkuar një shtetas, i cili më vonë u prezantuar se ishte me detyrën e shefit të Inspektoratit të Mjedisit të Rrethit Durrës, i quajtur E. Bejko. Pas debateve është prezantuar për pozicionin e punës që ka dhe më pas ka dërguar disa Inspektor të tjerë për të ushtruar kontroll, të cilët kanë kërkuar lejen për ushtrimin aktiviteti.

Duke pretenduar se kishte shkelje kanë filluar që të shkruajnë diçka që kishte bënte me një gjobë që, sipas atyre, ishte në vlerën 5.000.000 deri në 10.000.000,00 lekë të reja. Pas ndërhyrjes së shtetases me emrin D. Nikolla, e cila kryen dhe detyrën e ekonomistes, me qëllim që të mos vihej gjobë është kërkuar dhe dhënë si përfitim i paligjshëm një shumë prej 200.000 lekë.

Më pas nëpërmjet inspektorit të quajtur E. Bejko, janë takuar me kryeinspektorin G. Balla, i cili ka kërkuar për shkak të detyrës një shumë prej 100.000 lekë në muaj, me qëllim që administratori, të punonte i qetë pa asnjë shqetësim nga Inspektorati i Mjedisit në Durrës.   

Top Channel