Gjenerali amerikan: ISIS ka ndryshuar strategji

30/09/2014 00:00

Avionët luftarakë amerikanë vazhduan sulmet ndaj militantëve të ISIS edhe gjatë mbrëmjes së të hënës në Siri.

Observatori Britanik për të Drejtat e Njeriut në Siri tha se objektiva të sulmeve të fundit ishin magazinat e grumbullimit të grurit në qytetin verior sirian Manbij, në një zonë të kontrolluar nga Shteti Islamik, ku kanë mbetur të vrarë dy civilë. Drejtori i observatorit, Rami Abdulrahman tha se nga sulmet janë vrarë edhe disa militantë të ISIS, por numri nuk është konfirmuar.

Ndësra sulmet në Irak dhe në Siri janë duke vazhduar mbi objektivat e Shtetit Islamik, militantët nuk kanë dhënë asnjë shenjë për t’u tërhequr. Një gjeneral i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara tha se militantët e Shtetit Islamik kanë ndryshuar taktikat e tyre, pasi nisjes së sulmeve ajrore në Siri dhe në Irak, duke braktisur formacionet e mëdha, të cilat ishin më të lehta për t’u goditur.

“Ata janë një kundërshtar i zgjuar. Ata e kuptuan  se pas sulmeve nuk ishte efektive për ta të qëndronin në grupe, kështu që tashmë ata janë shpërndarë. Kjo na ka bërë të punojmë më shumë për t’i gjetur ata”, tha Gjenerali i Forcave Ajrore amerikane,  Jeffrey Harrigian në një konferencë shtypi në Pentagon.

Top Channel