Tjetër video nga ISIS

30/09/2014 00:00

Luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët luftojnë në Irak dhe Siri, kanë publikuar një tjetër video, ku shfaqet gazetari britanik John Cantlie.

Mesazhi i ISIS, i lexuar nga gazetari britanik është një përgjigje ndaj fjalimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, ku ironizohet strategjia e Shteteve të Bashkuara për ndërthurjen e sulmeve ajrore me forcat tokësore lokale.  

Cantile qëndron i ulur në një tavolinë në një sfond të zi, duke ndjekur të njëjtin format si edhe në videot e mëparshme.

Gazetari John Cantlie është kapur rob edhe dy herë të tjera më parë në Siri. Ai u rrëmbye në korrik të vitit 2012, ku qëndroi me duar e sy të lidhur për një javë derisa u shpëtua nga Ushtria e Lirë siriane. Gjithashtu ai u rrëmbye edhe në fund të vitit 2012, sapo ishte kthyer në Siri.

Që prej muajit gusht, ISIS ka publikuar në internet videot e ekzekutimit të tre pengjeve perëndimorë të cilëve u është prerë koka.

Top Channel