Lazarat, arrestohen 2 persona

30/09/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim gjatë operacionit anti-drogë në Lazarat.

Në pranga kanë përfunduar Xhevair Derxhia, 56 vjeç dhe Abaz Rabia, 34 vjeç. Më 22 qershor policia asgjesoi 1100 rrënjë kanabis në parcelën e Xhevair Derxhisë.

Javën e kaluar, Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me FNSH-në sekuestroi një arsenal armësh në fshatin Lazarat. Mësohet se ky arsenal ishte fshehur në një banesë të vjetër të fshatit në zonën e depos së ujit. Policia sekuestroi 7000 fishekë, 2 mitralozë dhe 3 kallashnikovë.

Policia e Shtetit ndërmori në muajt e fundit operacionin masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat, që çoi në asgjesimin e tyre.

Megjithatë, pavarësisht kanabisit të asgjesuar dhe sekuestrimeve masive të armëve, në këtë fshat kanë mbetur vatra sporadike krimi, që shtyjnë policinë të vijojë aksionet e saj.

Top Channel