Mëngjesin e sotëm trageti i linjës Brindizi-Vlorë është përplasur me një peshkarexhë në afersi të ishullit të Sazanit.

Nga perplasja e forte ne oren 4:30 minuta peshkarexha ana eshte mbytur brenda pak minutash, por fatmiresisht jane shpetuar tre anetaret e ekuipazhit te saj qe u hodhen ne det me gomone.

Ne ndihme te tyre mbërriti roja bregdetare rreth nje ore me vone. Peshkataret e shpetuar kane treguar ngjarjen kur anija e tyre u fundos pas goditjes me tragetin.

“Trageti vinte nga perëndimi dhe na qëlluar dhe na ka fundosur. Trageti pas goditjes është larguar 4-5 milje. Roja bregdetare ka ardhur me vonesë”, thotë një prej peshkatarëve.

Pas incidentit trageti ka vijuar udhetimin per ne portin e Vlores me deme te vogla nga perplasja. Pasagjeret deshmitare te ngjarjes tregojne minutat e frikshme.

“Trageti nuk ka ndaluar fare pas perplasjes. Unë i kam raportuar kapitenerisë per ate cfare pashe, por personat kanë qëndruar 2 orë në ujë”, thotë një pasagjer.

Ngjarja po hetohet nga policia dhe roja bregdetare dhe dyshohet se peshkarexha ka kryer nje manover, duke i prere rrugen tragetit te linjes Brindizi-Vlore.

Top Channel