Balotelli, provokatori numër 1 për ‘France Football’

30/09/2014 00:00

Mario Balotelli është quajtur “provokatori më i mirë” nga revista ‘France Football’, e cila ka publikuar një klasifikim me personazhet e futbollit që të “ngrenë nervat” më shumë në fushën e lojës.

Në këtë listë bën pjesë edhe Zlatan Ibrahimovic, Marco Verrati dhe Thiago Motta, tre futbollistë të Paris Saint Germain.

Nuk mund të mungojë Marco Materazzi për goditjen me kokë ndaj Zinedine Zidane në finalen e Botërorit të vitit 2006.

Nga trajnerët gjejmë Zdenek Zeman për “luftën” e tij ndaj Juventusit dhe Mourinhos.

Top Channel