Messi: Me Luis Suarezin shpresojmë të fitojmë Champions-in

30/09/2014 00:00

Leo Messi ka deklaruar se me ardhjen e Luis Suarezit tek Barcelona, skuadra katalanase është përforcuar shumë në sulm dhe shpreson që uruguajani të ndihmojë në fitimin e Ligës së Kampioneve këtë sezon.

“Jemi shumë të motivuar. Kishim një skuadër shumë të fortë, me lojtarë të mëdhenj, por Luis Suarezi na përmirëson më tej dhe shpresojmë që me të në fushë të fitojmë Champions-in”, theksoi ylli argjentinas.

Gjithsesi, Messi shtoi se të fitosh trofeun më të rëndësishëm për klube nuk është aspak e lehtë.

“Ta fitosh është shumë e vështirë pasi aty luajnë skuadrat më të mira në botë, por besoj se mund të shkojmë larg”, tha Messi.

Top Channel