Ndalet përparimi i ISIS në Falluxha

30/09/2014 00:00

Të mbeshtetura nga avionet amerikane, forcat irakiane të sigurisë
arriten të ndalojnë avancimin e militanteve të ISIS-it drejt Amariya Al
Falluxhas, nje qytet strategjik 40 km ne perendim te Bagdadit.

Edhe kaq mund te konsiderohet nje hap i rendesishem perpara duke pasur parasysh se xhihadistet kane bere se fundi perparime ne rrugen drejt kryeqytetit. Zona perreth Amariya al-Falluxhas tani eshte e qete, por ende luftohet ne rrugen kryesore drejt Falluxhas ne veri, e cila kontrollohet prej shtetit islamik.

Nderkohe tanket turke kane zene pozicione ne nje koder prane qytetit kufitar sirian te Kobane-s, ku nje sere predhash, pasoje e perplasjeve mes militanteve te ISIS-it dhe Peshmergave kurde, kane perfunduar ne territorin e Turqise. Ankaraja, deri me tani e terhequr nga perfshirja e drejtperdrejte ne konflikt, duket po ndryshon kurs e tani ka ndermend te mbeshtese koalicionin anti-ISIS nen drejtimin e Shteteve te Bashkuara pa hequr dore sidoqofte prej objektivave ne Siri.

Me i rendesishmi i tyre eshte permbysja e Bashar al Assadit. Eksperte mendojne se ëashingtoni mund t’i kete premtuar Erdoanit nje  angazhim më të fortë kundër liderit sirian e ne kembim, ka marre zotimin e tij per pjesëmarrje në aleancë. Megjithë luftimet në kufirin e Turqisë me Sirinë pranë Kobanes dhe kërcënimit të IS se do të ndërmarrë atentate në Turqi, Ankaraja nuk pranoi me javë të tëra që të marrë pjesë në aleancën ndërkombëtare kundër xhihadistëve. Vetëm pas një vizite në Kombet e Bashkuara në Neë York, Erdogan shpalli një kthesë radikale: “Kushtet kanë ndryshuar”, deklaroi ai. Lirimi i 50 pengjeve turke, të cilat qenë tri muaj në duart e IS i dhanë sipas tij Turqisë liri veprimi.

Top Channel