Banesat e shkatërruara të tërmetit

30/09/2014 00:00

Tërmeti që goditi zonën e Dumresë pranverën e kaluar dëmtoi rëndë shumë banesa.

Ende nuk kane perfunduar dosjet e demshperblimit nga grupi i ngritur per kete çeshtje, nisur edhe nga abuzimet e vena re ne disa raste.

Por nje ngerç ne vendimin e KKT per pezullimin e lejeve te ndertimit ka bere qe edhe keto familje te prekura nga nje fatkeqesi natyrore te mos mund te ndertojne banesat e tyre. Punimet e tyre jane bllokuar nga policia e shtetit dhe disa kryefamiljare kane kaluar ne ndjekje penale.

Nderkohe i njohur me shqetesimin e banoreve kryetari i bashkise se Belshit, Asqeri Kuqja ka kerkuar bashkepunimin e policise se shtetit per te lejuar te ndertojne ato pak familje qe kane mundesi ta bejne kete gje me te ardhurat e tyre.

Termeti i 19 majit demtoi rreth 400 banesa ne zonen e Dumrese. Disa shtepi u shkaterruan totalisht dhe banoret u strehuan tek te afermit e tyre. Demtime pesuan dhe disa institucione, kryesisht shkolla, restaurimi i te cilave ka nisur.

Top Channel