Kavajë, protestë për Obeliskun

30/09/2014 00:00

Banore të qytetit të Kavajës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike
kanë protestuar pasditen e të hënës në qender te qytetit disa ore pas
shkaterrimit te obeliskut.

Kryetari i Partise Demokratike te Kavajes, Engjell Cara e cilesoi shkaterrimin e monumentit si nje vrasje te dyte qe i behet lirise.

Antare te shoqates “26 marsi” e kane konsideruar prishjen e Obeliskut si nje akt vandal dhe kane paralajmeruar protesta ne vazhdimesi.

Obelisku i Demokracise, i njohur dhe si ‘monumenti i dy gishtave’, eshte prishur mengjesin e se henes per t’i hapur vend punimeve per rindertimin e sheshit kryesor te qytetit.

Nje vit me pare, gjate fushates elektorale, ishte kryetari i PS-se Edi Rama qe paralajmeroi heqjen e objektit duke nxitur reagimin e ashper te Kryeministrit te atehershem Sali Berisha, i cili deklaroi se “mjere ai qe do te guxoje ta preke” monumentin historik.

Debati u pasua nga kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi qe tha se do t’ia dergonte deputetit Berisha monumentin me helikopter ne dere. 

Perfundimisht fati i Obeliskut u vendos, pas zgjedhjeve, ne korrik te vitit te kaluar, kur u diskutuan ne publik 4 projektet e paraqitura per rikonceptimin e qendres se Kavajes dhe ndertimin e xhamise se qytetit. Asnje nga projektet nuk parashikonte ruajtjen e obeliskut te konsideruar si monument-simbol te levizjes se pare demokratike te zhvilluar me 25-26 mars 1990.

Top Channel