Ecja, “superushqimi” i trupit

30/09/2014 00:00

Ekspertët e fitnesit kanë zbuluar se ushqimi më e mirë për trupin është ecja.

Shkencëtarja Katy Bowman ka shpjeguar në librin e saj ‘Move Your DNA: Restore Your Health Through Natural Movement’ se trupi i njeriut ka nevojë për lëvizje ashtu siç ka nevojë për ushqim të përditshëm.

“Sot gjejmë njerëz që bëjnë ushtrime fizike përgjatë një ore ose dy dhe më pas kalojnë 10 orë ulur. Nuk mund të zhbësh 10 orë pa aktivitet fizik me 1 orë stërvitje, sado e fortë të jetë stërvitja”, thotë Bowman, biomekanike në Ventura të Kalifornisë.

“Është më e lehtë të ecësh sesa të bësh stërvitje. Ecja është “superushqimi” i një trupi në formë. E mira është të ecet me 5km/h”, shton Bowman.

Top Channel