Maldivet janë të njohura për plazhet e mrekullueshme dhe akomodimin luksoz, por fotot e mëposhtme tregojnë anën e errët të tyre.

Në këto pamje shihen plehra të shumta që kanë “pushtuar” rërën në Thilafushi, një ishull artificial që është krijuar për të shërbyer si një landfill.

Fotografitë janë realizuar nga 27-vjeçarja Alison Teal, e cila thotë se është shokuar nga sasia e madhe e shisheve plastike që notojnë në det dhe që kanë mbuluar rërën.

Mendohet se çdo person “prodhon” 3.5 kg plehra në ditë gjatë pushimeve dhe totali i tyre shkon në 400 ton plehra në ditë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel