Vajza me një top leshi të stërmadh në stomak

30/09/2014 00:00

Një vajzë adoleshente e cila nuk mund të pinte dot asnjë gotë ujë pa i ardhur për të vjellë mësoi se fajin për këtë e kishte një top leshi i madh që i bllokonte stomakun.

Ayperi Alekseeva nga Kirgiztani kishte vite që hante majat e flokëve dhe qime të tjera që binin në tapetin e shtëpisë së saj.

Menjëherë sapo shkoi në spital, mjekët e operuan me urgjencë dhe i nxorën një top leshi që peshonte 4 kg.

Mjeku Bahadir Bebezov tha: “Prindërit e sollën pasi 18-vjeçarja ankohej për dhimbje të forta stomaku. Ishte e kequshqyer dhe kishte humbur shumë në peshë. Stomaku i ishte fryrë shumë nga qimet e konsumuara prej vitesh dhe menjëherë sapo e çamë, topi i leshit doli menjëherë.”

Ai shtoi: “Psikologjikisht, hiq faktin e ngrënies së flokëve, ajo ishte një vajzë normale dhe e shëndetshme.”

Top Channel