Vlorë, kapen grabitësit e qendrës tregtare

30/09/2014 00:00

Në vijim të operacionit të koduar “TRANPARENCA 2”, nga Strukturat e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe personave që mbajnë armë pa leje, është bërë e mundur që të kapen 4 persona të shpallur në kërkim, midis tyre edhe nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe të kapen dhe bllokohen 8 automjete luksoze të cilat kishin mangësi në dokumentacion ose lëviznin me xhama të errët.

U bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim për “vjedhje me armë dhe me dhunë” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasit: Çelnik Bardhyl Kapaj, 25 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pasi dyshohet se më datë 2 qershor të këtij viti, në bashkëpunim me një person tjetër, nën kërcënimin e armës kanë grabitur Qendrën Tregtare Fier, nga ku kanë marrë rreth 3 milionë lekë të reja.

Arrestimi i tij u krye gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Gjergj Arianiti” në Vlorë.

Top Channel